AK: Tjetërsimi i territorit, burgim i përjetshëm për Sali Berishën
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot një takim me juristët dhe ekspertët, për tu bërë atyre të ditur nisjen e fushatës Fytyra e Krimit
Sipas kreut të saj, Kreshnik Spahiu, AK- ja do hetojë dhe përgatisë dosjen penale për cdo politikan apo funsionar të lartë të shtetit që kryen krime.
Departamenti ligjeve i Aleancës KuqeZi publikoi posterin e kryeministrit Berisha foto e të cilin ishte ndërtuar me vend ngjarjet e krimeve të kryera nga 1997 deri në marveshjen për dorëzimin e teritorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek.
parlamenti i ri Kuq e Zi si dhe qeverija e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca KuqeZi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga;
Neni 208 i Kodit Penal
Dorëzimi i Territorit
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbedhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 210 i Kodit Penal
Marrëveshja për Dorëzim Territori
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet- tha kreshnik Spahiu.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi i kërkoi departamentit juridik dhe ekspertëve që të punojnë për dosjen e shtetasit Sali Berisha dhe ta përgatisin atë përpara 100 vjetorit të pavarësisë. Kjo dosje tashmë duhet referuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku qeveria e kryesuar nga Kryeministri Berisha ka shkelur hapur kushtetutën dhe integritetin teritorial të Republikës Shqipërisë.
Është në moralin e një shoqërie që jo vetëm të vlerësoj heronjtë dhe rilindasit por edhe të ndëshkoj tradhëtarët e kombit apo ata që kryejnë krime. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk do kenë stabilitet nëse nuk do vendosim një shtet të hekurt ligjor nëpërmjet ndëshkimit të qeveriterve që kanë kryer krime, ky është respekti më i madh që ne mund të kemi për historinë dhe integritetin e vendit. Shqipëria ka nevoj të aplikoj për modelin kroat që dërgoj në bankon e të akuzuarve ish kryeministrin Sanader si precedent besimi për t’iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian- vijoi Spahiu.
Sipas deklaratës për shtyp të AK- së, kjo nismë do të vazhdojë të zbatohet për për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që ka kryer vepra penale me qëllim që publiku të jetë i ndërgjeqshëm që pas disa muajsh një shtet i ri do të pastroj vendin nga politikanët kriminel.
/IDEA/