Rama: 158 persona kanë humbur jetën nga krimi, shteti ka braktisur qytetarët
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ngritur alarmin për rritjen e kriminalitetit në vend. Sipastij gjatë tre muajve të fundit kanë humbur jetën më shumë se 158 persona, nga vrasjet, vjedhjet apo aksidentet. Gjithashtu ai u shpreh se 220 të tjerë janë plagosur.
Sipas shefit të opozitës rritja e krimit po dëshmon se shteti është jo funksional dhe sipas tij ai i ka braktisur qytetartë e këtij vendi.
”Shqipëria vazhdon të digjet përditë dhe e përditshme është edhe krehja e kryeministrit. Kryeministri shfaqet rrugë më rrugë dhe shan dhe shan opozitën teksa flakët vazhdojnë të përpijnë çfarë u del përpara. Gjithashtu po habit Shqipërinë me guvernatori për madhësinë e rrogës që i ka dhënë vetes. Paguhen me para publike një ekip volejbolli që shpenzon më shumë se 3 federata bashkë. Krimi, ka dalë jashtë kontrolli, pasi shifrat janë rritur ethshëm kohët e fundit, ndërkohë që në 100 vjetorin e Pavarësisë shteti ka nxjerrë në ankand kombin. Në 90 ditë, 158 shqiptarë kanë humbur jetën nga vrasje, vjedhjet dhe aksidentet në rrugë. 220 të tjerë janë plagosur, nuk janë kaq të vrarë e të plagosur as në Irak dhe as në Afganistan tha Rama
Gjatë një deklarate për shtyp ai nuk la pa përmendur edhe çështjen e imunitetit, ndërsa ka ripërsëritur edhe një herë se opozita është pro heqjes së tij, por kërkon që të bëhen të gjitha ndryshimet kushtetuese e propozuara prej saj.
Nesër nisin punimet e parlamentit. Ne presim të nisë edhe diskutimi për të gjitha ndryshimet kushtetuese që kemi propozuar. Kështu i hapet rruga imunitetit për miratim para gjykimit të Brukselit. Në jemi pro kufizimit të imunitetit, aq më tepër që ky që është miratuar është varianti ynë, jemi gati ta votojmë imunitetin sapo të mbyllet diskutimi për ndryshimet e miratuara prej nesh. Ne i kemi paraqitur kuvendit një paketë për reformin e sistemit të drejtësisë ku gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e parlamentit. Duhet të marrë fund zgjedhja e gjyqtarëve nga një parti e vetme dhe të krijohen kushtet për një përzgjedhje më të madhe- vijoi Rama.
Në lidhje me referendumin e propozuar nga qeveria, kreu i socialistëve deklaroi se ajo është një lojë pa top e kryeministit, pasi ai është personi që nuk e do integrimin.
Duke u tallur histerikisht me shqiptarët, se ne ndërtojmë dhe opozita bën korrupsion, gjë që nuk egziston. Është e qartë nëse ajo lojë vazhdon, atëherë jo vetëm që jemi ne për ndryshimet kushtetuese, jo vetëm për heqjen e imunitetit, por pala tjetër është pala më e painteresuar për integrimi që do e nxirrte më të ekspozuar për të gjitha mëkatet e saj- u shpreh ai.
Sipas Ramës nëse mazhoranca i voton propozimet e opozitës, atëherë ky do të jetë një hap i madh drejt antarsimit evropian.
K.T/IDEA/