E Diel, 1 Nëntor 2026

Horror në Durrës, masakrohet me thikë në banesë 51- vjeçari

Një 51 vjeçar është masakruar me thikë në banesën e tij në Durrës.

Mësohet se viktima është Tafil Dragoti, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Sot policia ka hyrë në apartamentin e tij, dhe e ka gjetur të masaktuar në tualet. Ai ishte mbështjellë me letër dhe ishte bërë gati për tu fshehur, ndërsa policia ka vënë në pranga kushëririn e tij që dyshohet se mund të jetë autori i krimit.

I arrestuari është shtetasi Endrit Dragotri 26 vjeç, ndërsa mendohet se ai e ka vrarë 51- vjeçarin pas një sherri banalmes tyre që në datën 30 Gusht.

Po sot në zonën e Spillesë është gjetur trupi i një 22 vjeçari, i cili ishte mbytur disa ditë më parë. Ai është indetifikuar si Ledio Karaj, ndërsa mësohet se ai ka qenë duke vozitur në det me një varkë, dhe dyshohet se mund të ketë rënë prej saj duke u mbytur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›