AK, departament për personat me aftësi të kufizuar

Foto Ilustruese
Aleanca Kuq e Zi krijon departamentin për politikat që do të ndiqen për personat me aftësi të kufizuar.
Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot në kryeqytet tryezën mbi çështjet sociale dhe shtresat në nevojë, persona me aftësi të kufizuara paraplegjikë, tetraplegjikë, të verbër dhe invalidë.
Në tryezë u shpallën prioritet që Aleanca ka në programin e saj politik për të mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.
Duke premtuar se do ta bëjë Shqipërinë me të gjithë shqiptarët, Aleanca Kuq e Zi thekson se të gjithë janë të aftë për të kontribuar në zhvillimin e vendit.