E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ligj i ri për referendumet, vonesa e miratimit pengesa serioze

Gazeta Shqip

Ekspertiza

KSHH: Imuniteti, vetëm sipas nenit 177 të Kushtetutës, me 2/3 e votave të deputetëve

Në Shqipëri duhet një ligj i ri për referendumet. I këtij mendimi është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka dhënë qëndrimin e tij në kulmin e debatit politik për mbajtjen e referendumit për çështjen e imunitetit. E shikojmë të nevojshme të theksojmë se, në nenin 185, pika 2 të Kodit Zgjedhor, bëhet fjalë vetëm për miratimin e një ligji të ri Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore, sepse çdo nismë për rishikim të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ratifikimi i tyre me referendum, mbështetet në nenin 177 të Kushtetutës. Në këtë drejtim është shprehur në vendimin e saj nr. 23, datë 24.07.2009, edhe Gjykata Kushtetuese. Për KSHH-në, miratimi i ligjit të ri, sidomos Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore, do të krijonte mundësi reale për zbatimin në praktikë të një prej parimeve themelore kushtetuese: E drejta e popullit për të ushtruar sovranitetin e tij edhe drejtpërsëdrejti. Për KSHH-në, vonesa për miratimin në ligjin Për referendumet ka ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre sepse nismëtarët janë ndeshur me vështirësi, paqartësi dhe keqinterpretime të ligjit edhe nga KQZ-ja. Në fakt, dështimi i këtij apo atij referendumi të nevojshëm dhe të ligjshëm mund të dekurajonte jo vetëm nismëtarët e tyre, por sidomos mijëra mbështetës nënshkrues të formularëve tip përkatës, thuhet në deklaratën për shtyp. KSHH konstaton se, qysh nga viti 2004 dhe deri më sot, ndërsa Kodi Zgjedhor është ndryshuar disa herë, asnjë dispozitë për referendumet nuk është rishikuar. KSHH këtë problem në takimet e organizuara për legjislacionin zgjedhor, si dhe në prononcimet publike, e ka ngritur disa herë, por në këtë rast do të mjaftonte të përmendim letrën e fundit, datë 06/01/2012 të këtij Komiteti, drejtuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore që krahas propozimeve për përmirësime në Kodin Zgjedhor, në mënyrë të veçantë trajtohet edhe çështja për referendumet, ku parashtrohen gjithashtu sugjerimet përkatëse. Do të ishte korrekte që lidhur me këto çështje të na jepej të paktën një përgjigje, thuhet në deklaratën e kësaj organizate. B.HOTI

Gjykata – Në këtë drejtim është shprehur në vendimin e saj nr. 23, datë 24.07.2009 edhe Gjykata Kushtetuese. Për KSHH-në, miratimi i ligjit të ri, sidomos Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore

Formularët - Dështimi i këtij apo atij referendumi të nevojshëm dhe të ligjshëm mund të dekurajonte jo vetëm nismëtarët e tyre, por sidomos mijëra mbështetës nënshkrues të formularëve tip përkatës

Një ligj i ri për referendumet, vonesa e miratimit pengesa serioze burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›