Durrës, shqetësim plazhet e palicensuara

Policia Bashkiake e Durrësit ka nisur një operacion për bllokimin e plazheve, të cilat nuk kanë paguar detyrimet ndaj Bashkisë dhe operojnë në mënyrë të paligjshme.Operacioni është shtrirë në disa nga stacionet e plazhit të madh të Durrësit, ku janë bllokuar disa plazhe të paligjshme dhe është bërë sekuestrimi i shezlloneve dhe çadrave. Sipas inspektorit të Policisë Bashkiake Arben Mance, operacioni do të shtrohet në të gjithe plazhin e Durrësit, ndonëse nuk ka dhënë shifra konkrete.
Prej disa ditësh edhe Policia Tatimore e mbështetur edhe nga Policia e Rendit kanë intensifikuar aksionin për bllokimin e plazheve të palicensuara në bregdetin e Durrësit. Operacioni është shtrirë në plazhin e madh të Durrësit ku janë bllokura rreth 15 plazhe të palicensuara, ndërsa sipas të dhënave rezulton se mund të ketë rreth 60 plazhe të tilla pergjate bregdetit.