E Diel, 1 Nëntor 2026

AK me departament për personat me aftësi të kufizuar

Pas axhendës së ngjeshur kombëtare, Aleanca Kuq e Zi kthen sytë nga personat me aftësi të kufizuar, duke krijuar departamentin për politikat që do të ndiqen për këtë komunitet.
 

Gjatë ditës së sotme Aleanca Kuq e Zi mblodhi në kryeqytet tryezën mbi çështjet sociale dhe shtresat në nevojë, persona me aftësi të kufizuara paraplegjikë, tetraplegjikë, të verbër dhe invalidë.
 

Gjatë diskutimeve që u mbajtën, AK shpalli prioritetet që ka në programin e saj politik për të mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, ndërsa premtoi se do ta bëjë Shqipërinë me të gjithë shqiptarët dhe se të gjithë janë të aftë për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›