E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk ka asnjë lidhje mes projektit TAP dhe marrëveshjes detare me Greqinë”

15-08-2012 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti hedh poshtë spekulimet e mediave greke për kushtëzim të marrëveshjes për gazsjellësin: “Gazsjellësi Trans-Adriatik, projekt strategjik – ka mbështetjen edhe të Italisë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti deklaroi dje se nuk ka asnjë lidhje mes projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe marrëveshjes së ujërave me Greqinë. Në prag të vizitës në Athinë, kryediplomati shqiptar tha se këto janë dy projekte të ndara dhe Greqia nuk kushtëzon realizimin e njërës me tjetrën. “Jam i njohur me interpretimin që i kanë bërë mediat projektit TAP. Dua të them që nuk ka varësi mes këtij projekti dhe marrëveshjes së ujërave. Progresi i njërës nuk do kushtëzohet nga regresi i tjetrës prej palës greke”, tha ai. Panariti shtoi se ka marrë mbështetjen e pakushtëzuar të homologut italian dhe atij grek. “Është e rëndësishme që të tre vendet të nënshkruajnë një marrëveshje për këtë projekt, është e domosdoshme dhe kjo do arrihet. Jemi në rrugë të mbarë”, tha ai. Kryediplomati shqiptar sqaroi gjithashtu se, “Marrëveshja e ujërave është çështje e ndarë nga projekti TAP, do adresohet në momentin e duhur, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do jetë pikë referuese. Në bazë të tij do shohim si do avancojmë”.
Ndërsa vizitën e tij në Greqi, kryediplomati e cilësoi si një vizitë normale në kuadër të vizitave që ai ka ndërmarrë në rajon, pas atyre që zhvilloi fillimisht në Itali dhe më pas në Kosovë, ndërsa do të vijojë me vizita të posaçme në Maqedoni dhe Malin e Zi

Mediat greke po raportojnë së fundmi se, qeveria greke do të mbështesë projektin e TAP-it, ku është përfshirë edhe Shqipëria, por duhet që qeveria shqiptare të pranojë marrëveshjen detare. Ka ndonjë të vërtetë në të?
Ky nuk është qëndrimi zyrtar as i qeverisë greke dhe as i qeverisë shqiptare. Unë jam i njohur me interpretimin që bëjnë mediat jo vetëm ato greke, por edhe ato shqiptare duke hequr një paralele midis dy marrëveshjeve, pra midis projektit TAP dhe Marrëveshjes të delimit të ujërave. Nuk ekziston asnjë varësi asnjë lidhje funksionare midis dy problemeve. Këto probleme do të trajtohen individualisht në mënyrë të veçantë, të pavarura nga njëra tjetra, pra progresi i njërës nuk do të kushtëzohet nga regresi, apo progresi i tjetrës. Për momentin 4ështja që shtrohet në raport jo vetëm me Greqinë, por edhe me Italinë është mbështetja politike që kërkohet për projektin TransAdriatik. Ju e dini që në fillim që Shqipëria ka qenë promotor i mbështetjes së këtij projekti. Gjithashtu, ju e dini që vendet e tjera kanë pasur një qëndrim skeptik. Në këtë kuadër janë planifikuar edhe lëvizjet e mia. Në vizitën time të parë me ftesë të homologut tim Terzi, në Itali, unë kërkova haptazi përkrahjen nga Italia, sepse ne e konsiderojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit, për tërheqjen e investimeve të tjera që lidhen me kalimin e këtij tubacioni në territorin shqiptar. Pa dyshim që mu premtua nga z. Terzi që   Italia do ta përkrahte këtë projekt në të gjitha forumet e mundshme. Më vonë këtë z. Terzi ma konfirmoi këtë edhe njëherë. Për fat të mirë përpara dy ditësh edhe homologu im grek Ministri i Jashtëm Avramopulos. Ma konfirmoi në një bisedë telefonike të drejtpërdrejtë të pakushtëzuar edhe përkrahjen që Greqia i bën projektin TAP. Është e rëndësishme që të tre vendet të nënshkruajnë një marrëveshje ku të tregojnë qartazi mbështetjen specifike ndaj projektit të TransAdriatik të gazsjellësit. Pa një mbështetje të qartë politike nga këto tre vende, shanset janë që ky projekt të miratohet në fund të këtij viti, nuk do të jenë aq të mëdha. Ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe kjo tashmë është e vendosur. Kështu shanset që ky projekt të miratohet do të jenë shumë të mëdha. Nga ana tjetër është e domosdoshme arritja e një marrëveshje të tillë, e një mekanizmi rregullator e një marrëveshje, për 4ështje të ndotjes së mjedisit, 4ështje të tjera të karakterit legjislativ, për kalimin e tubacionit në të tre vendet respektive dhe jemi në një rrugë të mbarë. Për t’ju rikthyer edhe njëherë marrëveshjes së ujërave, kjo 4ështje është plotësisht e ndarë nga problem i parë. Do të adresohet në momentin e duhur, kur si pikë referimi do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Janë krijuar grupe pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilat po punojnë intensivisht për të dalë me opsionet përkatëse, të cilët do të jenë edhe baza e negocimit të këtij problemi me qeverinë greke. Vizita ime në Athinë më ftesën e homologut tim, është një vizitë normale, është një vizitë në vazhdën e vizitës në rajon, që filloi me vizitën time në Itali dhe që është e natyrshme të vazhdojë me Greqinë si4 bëra pak kohë më parë me vizitën time në Kosovë. Ky tur do të vijojë edhe me vizita në Malin e Zi dhe Maqedoni, gjë që i shërben rolit aktiv që Shqipëria ka në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si një ka vlerta tona më të vyera drejt rrugës së integrimit evropian.

Në takimin që do të keni me homologun tuaj, do të flitet për ndryshimin e marrëveshjes detare?  
Akoma nuk kemi rënë dakord për agjendën e bisedimeve tona. Natyrisht që nuk përjashtohet që edhe ky problem të ngrihet, por vizita ime e parë në Greqi është vizitë që bëhet në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Greqisë dhe Shqipërisë. Është vizita ime e parë në Greqi në kapacitetin e Ministrit të Jashtëm, që do t’i shërbejë edhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që kemi. Jemi padyshim të hapur për të diskutuar për 4afrëdolloj problemi që kemi pa asnjë lloj paragjykimi në mënyrë konstruktive, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Fakti që janë ngritur grupet e punës për të punuar për marrëveshjen e ujërave a e keni kërkuar plotfuqinë e presidentit?
Ne jemi në fazën e grupeve teknike, komisioneve të cilët po diskutojnë për të gjitha mënyrat e mundshme se si do të adresohet ky problem. Si4 e theksova edhe më përpara që pika e referimit do të jetë Gjykata Kushtetuese dhe në raport me të, do të ketë pastaj edhe avancim të këtij procesi.

Ndërkohë në çfarë faze është procesi i kësaj marrëveshje qoftë edhe nga ana teknike që ju e përmendët?
Grupet e punës janë duke punuar në momentin që unë do të kem rezultatet e duhura do të mblidhemi së bashku edhe do të bisedojmë për ecurinë e mëtejshme.

Mbi çfarë bazë do të punoni?
Mbi bazën e legjislacionit të vendit dhe legjislacionit ndërkombëtar.

Apo mbi atë që është punuar më herët?
Ju e dini që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili anulon praktikën e mëparshme dhe mbi këtë bazë po procedohet për ta ri-parë të gjithë procesin.

Mund të na jepni një detaj?
Nuk mund të jap për arsye sepse do të ishte e parakohshme dhe spekulative që unë të bëja publike rezultate që janë akoma në përpunim.

Kur do të bëhen publike këto rezultate?
Së shpejti.

Sa së shpejti? Në shtator, tetor...
Së shpejti.

Para disa ditësh u publikua një lajm që ka të bëjë me gjobat që u vendosen emigrantëve shqiptarë edhe pse ata nuk i kanë shkelur rregullat e afatit të qëndrimit të lejuar sipas marrëveshjes së vizave?
Ne jemi njohur me këtë problem me çështjen e aplikimit të gjobave nga autoritetet greke për qytetarët që nuk respektojnë kohë-qëndrimin e tyre sipas kritereve të përcaktuara nga marrëveshja e liberalizimit të vizave. Po shqyrtojmë hap pas hapi dhe rast pas rasti. Natyrisht që kemi reaguar kur kemi parë që kemi shkelje të së drejtave të qytetarëve shqiptarë. Padyshim që jemi në konsultë me Brukselin dhe autoritetet greke për të arritur një marrëveshje që të rregullojë përfundimisht këtë problem. Unë personalisht po merrem me këtë, madje edhe dje kam pasur një rast që e kam trajtuar edhe personalisht dhe do të mundohem që ta ndjek edhe në rrugë institucionale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›