AK në Nju Jork: Territoret shqiptare nuk falen

Aleanca “Kuq e Zi” vijoi misionin e saj në New York kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
Në fjalën e tij para emigranteve nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu përsëriti faktin se shqiptarët pavarësisht se ku ndodhen nuk duhet të harrojnë trojet e tyre, Kosovën e Çamërinë.
“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu.