INSTAT: Shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht censusit
Shqiptarët i përgjigjen pozitivisht procesit të censusit pavarësisht se janë hasur problematika në disa qytete në vend.Vjollca Simoni zëdhënëse e censusit në INSTAT theksoi se janë numëruar 52 përqind e banesave në të gjithë Shqipërinë. Zëdhënësja e censusit pranoi edhe faktin se janë hasur probleme me pyetësorët dhe anketuesit.
Sipas Instat disa rrethe e kanë performancën shumë më të lartë nga mesatarja midis të cilave përmenden Berati, Dibra, Pogradeci dhe nën mesataren përcaktohen të jenë Durrësi, Hasi dhe Tepelena.