Sheshi Skënderbej, kalvari i këmbësorëve të Tiranës

“Punimet në sheshin Skënderbej duket se nuk kanë të sosur. Pavarësisht ritmeve të punimeve të punonjsve të Bashkise qoftë kur drejtohej nga Edi Rama qoftë nga Lulëzim Basha ata që vuajnë pasojat janë qyetarët e Tiranës. Ora shënon 11 pas 25 dhe në do tentojmë të shkojmë nga Rruga e Durrësit në Xhaminë e Tiranës. Do të shohim sa kohë do na marrë ky rrugëtim”.
Me ardhjen në krye të Lulzim Bashës projekti i sheshit Skënderbej ndryshoi për t`u bërë sërish i kalueshëm nga automjetet. Me synimin për të përfunduar në fund të tetorit, më shumë punonjës e fadroma janë vënë në dispozicion të punimeve, pa marrë në konsideratë se ku do të kalojnë këmbësoret. Përveç kësaj tabele orinetuese dhe tabelave që tregojnë se po kruhen punime, kryeqytetasit nuk kanë asnjë udhëzim se cilën rrugë duhet të ndjekin për të kaluar qendrën. E në këto kushte, nuk duket aspak e çuditshme që ngjitur fardomave të bashkisë të kalojë këmbësore, biçikleta apo edhe makina.
“Pasi kemi kaluar mbi zhavor e përmes fadromave më në fund pas 14 minutash kemi mbërritur në Xhaminë e Tiranës”
E në mes të këtij kaosi, për kryeqytetasit është e rëndëishme që punimet të mbarojnë sa më shpejt.