AK në Përrenjas, Spahiu: Të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë
PERRENJAS - Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një tubim në qytetin e Përrenjasit. Duke folur përpara mbështetësve, lideri i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, kritikoi klasën politike dhe qeverinë aktuale, që sipas tij kanë lënë në mjerim qytetin e Përrenjasit.
Spahiu u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen kësaj lëvizjeje, e cila siç tha ai, nuk i përket asnjë krahu politik por është në shërbim të tyre.
“Sot në vijmë në qytetin tuaj, në një qytet ku banorët dhe qytetarët e të cilit me një kulturë, histori, jetojnë mbi arin e zi, jetojnë mbi flori, por jetojnë në mjerim. Zoti e bekoi Përrenjasin, por mafia, qeveria dhe njerëzit e paskrupullt e mallkuan atë. Për këtë arsye ne kemi një mision, të hapim një kapitull të ri për Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë.”- u shpreh lideri i Aleancës Kuq e Zi.
(er.nu/BalkanWeb)