Kuvend, nis punimet seanca plenare, shqyrtohen disa marrëveshje
TIRANË - Kuvendi nisi të enjten punimet me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 30 prill-8 qershor 2012 dhe të kalendarit trejavor (30 prill-18 maj).
Rendi i ditës po vijon me shqyrtimin e disa marrëveshjeve, si ajo me qeverinë malazeze për pikën e kalimit kufitar “Zatrijebacka-Cijevna-Grabon”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e kalimit kufitar” ÇEREM-VRANIC”, për të vijuar më pas me ratifikimin e dy marrëveshjeve të tjera me bankën KfV Frankfurt AM MAIN për financimin e dy projekteve që lidhen me furnizimin me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnje dhe Sarandë",
Në fund të punimeve të seancës së sotme do të shqyrtohen dy pr/rezoluta ajo “Për vlerësimin e veprimtarisë së KLSH" dhe ajo "Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit Drejtues të Radiotelevizonit për vitin 2011".
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimin për procedurat e zgjedhjes së presidentit