E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për President, Nano takon Ramën tek PS-ja

TIRANE-Pas takimit me Ilir Metën, Fatos Nano, i vetëkandiduari për President të Shqipërse ashtu sic paralajmëroi do takoje dhe kreun e PS, Edi Rama.

Takimi nisi sot në orën 11:00 tek selia e Partisë Socialiste, ku Nano ka munguar që prej kohëve kur e drejtonte këtë parti.

Një takim të mëparshëm Nano pati dhe me kreun e qeverisë, Sali Berisha por zyrtarisht u konfirmua se nuk u bisedua për cështjen e Presidentit, si dhe një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu.
Nano ka njoftuar se do të kryejë takime dhe me kryetarë të tjerë të partive në Shqipëri. Para disa ditësh në një emision, Nano ofroi të rikandidohet për President të Shqipërisë. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›