E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Klinton në Shqipëri, për 100-vjetorin e Pavarësisë

Washington- Kryeministri Berisha dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton janë takuar dje në orën 14.00 (ora lokale), në Departamentin e Shtetit, Washingtion DC.

Takimi zyrtar ka zgjatur 40 minuta. Sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë Sekretarja e Shtetit është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë për ne Bashkimin Europian dhe në  të gjitha fusht e tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Klinton ka ritheksuar edhe njëherë se SHBA janë shumë të interesuara ta shohin Shqipërinë të anëtarësuar në BE. Nga ana tjetër kryeministri Berisha duke e falenderuar sekretaren Klinton për pritjen e përzemërt i shprehu asaj mirënjohjen më të thelle për të personalisht, për presidentin Obama, qeverinë e SHBA-së dhe taksapaguesit amerikanë ‘për mbështetjen e çmuar dhe ndihmën bujare që ata i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për kapërcimin e vështirësive, ndërtimin e lirisë dhe vlerave të saj, konsolidimin e demokracisë funksionale të bazuar mbi ekonominë e tregut të lirë’.

Gjatë bisedës miqësore që është zhvilluar mes të dyja palëve kryeministri Berisha ka përfituar nga rasti për ta ftuar zonjën Klinton në Shqipëri në emër të tij dhe të gjithë shqiptarëve  duke e cilësuar sekretaren amerikane të shtetit mike të madhe dhe të shquar të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Sekretarja Klinton iu përgjigj kësaj ftese të kryeministrit me premtimin se do të vijë në Tiranë, për të festuar se bashku 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ornela Bubeqi/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›