E Diel, 1 Nëntor 2026

AK në Prishtinë: Bac do ta kryejmë kuq e zi

PRISHTINË- Shpalosja e flamurit gjigant në Prishtinë nga Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur qindra  aktivistë dhe qytetarë. Flamuri, që ka udhëtuar nga sheshi i Flamurit në Vlorë ka mbuluar memorialin simbolik të pavarësisë së  Kosovës ‘New Born’, duke simbolizuar kështu lidhjen mes shqiptarëve.

Nuk ka lab apo kosovar, por vetëm shqiptar. Vlora mëmëdheu, Prishtina Atdheu, ka deklaruar kreu i aleancës, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij, duke uruar gjithë shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë.

Po sot është lançuar edhe slogani më i ri i Aleancës Kuq e Zi: Bac do ta kryejmë kuq e zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›