Dita e Pavarësisë, Rama mesazh në twitter
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” për të uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.
Nga Prishtina ku ai për herë të parë është duke festuar festat e Nëntorit me bashkatdhetarët e tij në Kosovë, kreu i opozitës ka përshkruar edhe atmosferën festive që mbizotëron atje.
“Urimin e parë të kësaj dite të festës së flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!” thekson Rama nw Twitter