E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Konsujve:Na ndihmoni për njohjen e Kosovës

Konsujt e nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë janë takuar sot me zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.
 

Në fjalën e tij, Zv.kryeministri Haxhinasto ka vlerësuar ndihmën e konsujve të nderit të Shqipërisë për promovimin e vendit tonë në botë.
 

“Ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Ne dëshirojmë që të mbajmë të ndezur dashurinë e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e madhe është të ndihmojmë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht pandaj jam i sigurt që ju do të na ndihmoni edhe për këtë objektiv” ka theksuar Haxhinasto.
 

Konsujt e Nderit të Shqipërisë janë shtetas të huaj që kanë si mision promovimin e vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit përkasin.
 

Ata do të priten në takime të veçanta nga kryeministri, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›