AK në Vlorë, protestë kundër betonizimit
Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur në qytetin e Vlorës për të kundërshtuar betonizimin e bregdetit jonian nga pallatet shumëkatëshe.Aleanca
Kuq e Zi denoncon mbështjet që Sali Berisha i ka dhënë dhe jep Ministrave të tij, të cilët kanë ndërtuar pallatet përtej limiteve teknike, pak metra larg detit.
Për kreun e AK, Kreshnik Spahiu, ky fakt nuk është asgjë më shumë se sa prova e mungesës së mëshirës që Sali Berisha ka për pasuritë kombëtare dhe prova jetike se ai lëshon levdatat për jugun, sepse ka në planin e tij vetëm pastrimin e parave në kurriz të shqiptarëve.
Kreu i AK i premtoi duke nisur nga viti 2013, se do t`i ktheje publikut bregdetin e marre peng te Vlorës.