E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Fierit, numër i lartë vizitash në ditë

Temperaturat e larta kanë sjellë fluks pacientësh në spitalin rajonal të Fierit. Rreh 60 pacientë në ditë i drejtohen bluzave të bardha për shkak të komplikacioneve të ndryshme, si pasojë e të nxehtit.
 

Për përballimin e rasteve, drejtusit e spitalit kanë vënë në gadishmeri të plotë të gjithë stafin mjekësor, madje mjekëve iu është shtyre edhe leja e zakonshme.
 

Fluksi me i madh i pacientëve shënohet gjatë fundjavës, per shkak edhe te mosfunksionimit te qendrave shendetsore në komuna.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›