E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK nis aksionin e ri për kufizimin e mandateve

“Ky nuk është sistemi demokratik që ëndërrojnë shqiptarët, por thjesht një diktaturë moderne. Fundi i mandatit lidhet me dështimin, me humbjen me standardet dhe rregullat mbi te cilat ndërtohet sistemi demokratik. Të eliminojmë përjetësinë e tyre në politikë, nuk mund të lidhet vdekja fizike me vdekjen politike”, tha Spahiu në konferencën me temë: "Rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë-Prishtinë-Shkup, domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë", të zhvilluar në “Hotel Tirana International”.

Duke komentuar akuzat ndaj Aleancës Kuq e Zi, kreu i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu tha se ajo nuk i shërben asnjë kauze tjetër përveç bashkimit të shqiptarëve.

“Aleanca Kuq e Zi është një front për bashkimin e shqiptarëve, që tashmë është i pashmangshëm. Kuqezinjtë kanë një ideal, ngritjen dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare. Koalicioni i kuqezinjve është vetëm Bashkimi Evropian dhe bashkimi i shqiptarëve”, tha ai.

                                                                                             2012-01-14 11:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›