E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit ne 21 vjetorin e PD-se ne Puke

Kur socialistët kanë bllokuara zabtimin e marrëveshjes parlamentare për votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar votash, nga Puka Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se, përkundër politikës së bllokimit, demokratët kanë fituar zemrën e qytetarëve. Në kushtet kur opozita sfidonte Kushetutën dhe parlamentarizmin, mazhoranca, u qëndroi atyre në mënyre të palëkundur duke korrur sukses edhe në zgjedhjet e fundit. Zonja Topalli ndodhej në festimet e 21 vjetorit të krijimit të degës së Partisë Demokratike në Pukë, ku tha se “detyra e tyre nuk është për t’i mësuar rrugën kundërshtarit politik, por për t’i qëndruar kuadrit ligjor, Kushtetutës, vlerave, lirisë dhe përgjegjësisë që sjell me vete liria.
“Në çdo ditë të këtyre dy viteve, në çdo seancë të këtyre dy viteve, së bashku me kolegët e tjerë ne kemi bërë vetëm një veprim, kemi mbrojtur Kushtetutën dhe i’a kemi dalë. Kemi mbrojtur Kushtetutën, ne kemi mbrojtur votën, kemi mbrojtur Kushtetutën, dhe kemi mbrojtur të drejtën, kemi mbrojtur Kushtetutën dhe kemi mbrojtur shtetin, kemi mbrojtur Kushtetutën dhe ne nuk kemi lënë që të kalojmë në anarki”, u shpreh Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli tha se Partia Demokatike feston me krenari 21 vjetorin e krijimit, pasi me qeverisjen e saj ia ka dalë që vendi të mospërfshihet nga kriza, pavarësisht presionit të saj të fortë.
“Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë të dyfishosh të ardhurat, sigurisht që nuk ka qenë e thjeshtë të shtrosh 8 mijë kilometra rrugë, sigurisht që nuk ka qenë e thjeshtë të dyfishosh pensionin apo rrogat e arsimtarëve”, vlerësoi ajo.
Kryetarja e Parlamemtit solli në vëmendje se datëlindja e demokratëve përkon me atë që është viti jubile i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, një moment në të cilin festohet dhe reflektohet mbi historinë tonë të vështirë kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›