E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmeron qytetaret

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët amerikanë para tubimit homazh të thirrur nga Partia Socialiste në njëvjetorin e 21 janarit, teksa u tërheq vëmemendjen se takimet paqësore mund të sjellin dhune. Ambasada-thuhet në këtë mesash- nuk e di kohën e tubimit, por ai pritet të zhvillohet përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit deri tek Kryeministria. Partia Socialiste ka thirrur tubime edhe në rrethe të tjera, por ambasada nuk ka informacion për zonat konkrete ku do të mbahen. “Ne u kujtojme qytetarëve amerikanë qe edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të shndërrohen në dhunë të paparashikuar”-nënvizohet në mesazhin e ambasadës, e cila u bën thirrje qytetarëve amerikanë të jenë vigjilente në vendbanimin e tyre dhe t’u kushtojnë rëndësi raporteve të medias lokale në lidhje me gjithë tubimet publike ose demostrat e mundshme. “Qytetarët e SHBA nxiten të ushtrojnë kujdes të fortë nëse ndodhen në afërsi të tubimit”-theksohet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›