AK nis shnderrimin ne parti politike Spahiu Topalli si Nexhmija
Tirane Aleanca Kuq e Zi merr ngjyrat e nje partie nje dite pas doreheqjes se Kreshnik Spahiut nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Ne prani te qindra delegateve nga te gjitha njesite vendore intelektuale historiane diplomate juriste ekonomiste eshte themeluar dje Keshilli i AK per qarkun e Tiranes. Kjo hap siparin e maratones te krijimit te degeve te AK ne cdo qytet deri ne realizimin e Kuvendit Mbarekombetar i cili do te mbahet ne muajin Maj te ketij viti ku pritet te behet dhe shnderrimi final i AK-se nga nje levizje ne nje force mirefilli politike. I pranishem ne kete aktivitet ka qene dhe lideri i Aleances KuqeZi Kreshnik Spahiu i cili i cliruar nga detyrimet shteterore ne daljen e pare jo si nenkryetar KLD-je ka sulmuar ashper kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Madje ai nuk ka ngurruar ta krahasoje dhe me te vene e ish-diktatorit Enver Hoxha. Disa e quajne Nexhmija e fundit por ajo nuk e meriton kete kompliment pasi Nexhmija dilte njehere ne 5 muaj ne ekranin e TVSH ndersa ajo e ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptareve duke kercenuar dhe shantazhuar publikun e gjere 8211 tha Spahiu. Ne fakt deklarata Spahiut ka ardhur si nje reagim ndaj akuzave te kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila gjate nje interviste te para dy diteve e konsideroi Aleancen KuqeZi nje kercenim per vendin. Me tej ai premtoi se deri ne muajin maj ne Kuvendin Mbarekombetar Tirana do te regjistroje 100 mije aktiviste te cilet do te jene pjese e nismes 1 milion kuqezi ne te gjithe trevat shqiptare. Sipas tij Aleanca KuqeZi do ti jape fund urrejtjes politike ne vend nen premtimin e realizimit te nje kompromisi historik i cili sipas tij do te jete celesi i stabilitetit dhe paqes ne rajon. Spahiu ka shprehur besimin se pas muajit maj AK do te shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptare per te drejtuar vendin. Aleanca KuqeZi ka prioritet per ti dhene shqiptareve nje Tirane metropol si hapesira e mendimin intelektual dhe trurit te njerezve te shkolluar dhe per kete arsye rreth AK po mblidhen vlerat ne Tiranen e metropolit te intelektualeve te kercenuar dhe shantazhuar. Aleanca KuqeZi ka per detyre te vrase friken ne nje qytet ku sulltanet e politikes pergjojne dhe survejojne kedo per te mbajtur per dekada te tera monopolin e politikes u shpreh Kreshnik Spahiu perpara salles se mbushur me mbeshtetesit e AK. Largimi i sulltaneve te politikes te majte dhe te djathte do t sjellin shqiptareve gjakun e ri ne politike 8211 tha Spahiu. Per Aleancen KuqeZi Tirana nuk ka njohur as ne Luften e Dyte Boterore kete nivel te larte kriminaliteti dhe vrasjesh publike qe behen rrugeve te ketij qytetit. Per keto arsye duhet te punojme nen nje strategji per te pergatitur nje alternative te re per Tiranen Tirana KuqeZi dhe gjithe Shqiperine e cila ka tre armiq krimin e organizuar korrupsionin dhe pastrimin e parave 8211 tha Spahiu.