Vdes në moshën 48 vjeç këngëtarja Whitney Houston
Këngëtarja e mirënjohur amerikane Whitney Houston ka vdekur në moshën 48 vjeçare në Los Angeles. Policia thotë se ajo ka vdekur në dhomën e saj në hotelin Beverly Hilton Hotel, ku ajo po qëndronte si e ftuar.
Houston ishte një prej këngëtareve më të mëdha femra të të gjitha kohërave ku dy këngët e saj më të njohura janë I Will Always Love You dhe Saving All My Love For You.
Por kohët e fundit karriera e saj u eklipsua nga abuzimi me substancat dhe trazirat me martesën e saj me këngëtarin Bobby Brown.
Houston vdiq në prag të mbajtjes së ceremonisë për ndarjen e çmimeve Grammy Awards në Los Angeles.