E Diel, 1 Nëntor 2026

AK prezanton lëvizjen panshqiptare Maratona Kuq e Zi,

Aleanca Kuq e Zi do të promovojë vlerat kombëtare dhe historike kudo në botë ku ka shqiptarë nëpërmjet aktiviteteve me moton Maratona Kuq e Zi. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, AK informon për vendet ku maratona do të ndalet gjatë muajit tetor.
· 1 tetor në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës – Maison des Ailes rue Montoyer n 1 1000 Bruxelles

· 10 tetor në Nju Jork, tubim me shqiptarët ora 11:00 Fifth Avenue Manhatan

· 17 tetor në Romë, takim me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 via De Lollis Universiteti Sapienza

· 26 tetor në Tetovë në Universitetin e Tetovës

Aktiviteti përmbyllet me 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Njëkohësisht, kalendari i parashikuar nga AK parashikon që përmes takimeve me shqiptarët në vende të ndryshme të themelohen edhe degët e saj. Përmes kësaj maratone, AK synon të iniciojë lëvizjen më të madhe panshqiptare të historisë moderne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›