AK prezanton programin ekonomik, Spahiu: Synojmë treg mbarëshqiptar
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar programin ekonomik që synon krijimin e një tregu të përbashkët mbarëshqiptar, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe përfaqësues të tjerë të AK-së kanë prezantuar drejtimet kryesore për zhvillimin e ekonomisë duke theksuar turizmin, energjetikën, ndërmarjet e vogla dhe të mesme, si dhe sektorin bankar, si fushat kryesore nëpërmjet së cilave garantohet rritja e qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve.
“Shteti duhet të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe afron nxitjen ndaj bizneseve por dhe kërkon si shpërblim që gjithë aktiviteti ekonomik t’i shërbejë interesit tonë kombëtar nëpërmjet nacionalizmit ekonomik. Është nevoja e ndërhyrjes së qeverisë në nxitjen e ekonomisë sonë kombëtare, ashtu siç e perifrazon presidenti i SHBA-ve, ne do t’i bëjmë kolektivisht nëpërmjet qeverisë sonë , pra një qeverie Kuq e Zi, vetëm ato gjëra që nuk mund t’i bëjnë dhe aq mirë, ose nuk mund t’i bëjnë dot fare individualisht dhe privatisht të tjerët.”- u shpreh Spahiu.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë vënë theksin te strukturimi i ekonomisë, në thelb të së cilës të jetë rritja e prodhimit, gjë që do të garantojë jo vetëm furnizimin e tregjeve të brendshme, por edhe eksporte.
(er.nu/news24/BalkanWeb)