E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, disa te arrestuar për vepra të ndryshme penale

TIRANË- Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në 24 orët e fundit disa persona, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas komunikatës për shtyp të policisë së Qarkut, nga shërbimet e Komisariatit nr.1 te policisë u bë ndalimi i shtetasit Jonuz Leka, 21 vjeç, lindur ne Diber dhe banues ne Tiranë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes me thyerje te shkolles 9 vjeçare “Nexhmi Tafaj”, ne fshatin Daias, komuna Petrelë-Tirane, ngjarje e ndodhur me date 20 tetor 2011.

Nderkohë, nga sherbimet e Komisariatit nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatmir Musaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjet nje arme zjarri automatike "kallashnikov", mod 56 si dhe nje sasi fishekesh, te cilat i mbante pa leje.

Nga sherbimet e Komisariatit nr.6 Tirani u bë ndalimi i shtetasit David Dule, 19 vjeç, banues në Vorë, sepse dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese dhe një dyqani në këtë qytet.

Ndersa, nga sherbimet e Njesise Rajonale te Policise Rrugore Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatmir Mali, 45 vjeç, lindur ne Mat dhe banues në Tiranë, pasi dje në Bulevardin “Bajram Curri” Tiranë, në afërsi të kendit të lojrave "7 Xhuxhat", duke drejtuar mjetin fuoristrade "Toyota", me targa TR 6099 U, ka aksidentuar këmbësorin A. Musta, 62 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në spital.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›