Korcë, 41 vite burg për vrasësit e taksisit, familjarët: Do bëjmë vetëgjyqësi
KORCE-Plot 41 vite e 4 muaj burg në total. Ky ka qenë vendimi i Gjykateë së Shkallës së Parë në Korcë për 4 nga të pandehurit për vrasjen e taksistit, Fredi Talelli.
Shtetasit Elkjero Revani dhe Ernest Xhaçka, autorët kryesor të krimit, si dhe bashkepunëtorët e tyre, Domeniko Kumria e Kastriot Papleka do të qëndrojnë ne burg, por me një dënim më të ulet se ai i përcaktuar me herët nga Gjykata e Faktit. Ndërkaq, ndaj Amarildo Selmanit dhe Jurgen Zeqajt është dhënë masa lirim me kusht, pasi akuzohen për pengim në zbulimin e te vertetes.
Prokuroria kishte kërkuar, burgim përjetë për Elkjero Revanin dhe 43 vite burg në total për 5 të pandehurit e tjerë.
Pas vendimit ka reaguar babai i viktimës, Fiqiri Talelli, i cili eshte shprehur i indinjuar për vendimin, duke paralajmëruar se do të bëjë vetëgjyqësi. Ulja e dënimit për të pandehurit, erdhi për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar në Gjykaten e Faktit, pas kthimit të cështjes aty nga Gjykata e Apelit, për shkelje të renda proceduariale.
Taksisti Fredi Talelli u ekzekutua në 24 nëntor të vitit 2010, ndërsa u gjet i masakruar pas dite më vonë në një kanal në fshatin Koritë të Korcës.
(d.b/News24/BalkanWeb)