E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Presidenti, sekserët e Berishës kërkojnë të blejnë deputetët e PS

Tiranë- Kreu socialist, Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të Partisë Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se përmes sekserëve të tij ka tentuar të blejë votat e socialistëve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Mbrëmë dy deputetëve të Partisë Socialsite u janë ofruar para për votën e presidentit. Ka ndodhur po kështu kur kryeministri kërkonte të çante me para në dorë grupin tonë parlamentar gjatë bojkotit të parlamentit, ka ndodhur kështu në zgjedhjen e presidentit në vitin 2007 dhe po ndodh edhe sot. Kryeministri kërkon vota që nuk i ka…- deklaroi Rama duke nënvizuar se nuk do të imponojë për kreun e shtetit asnjë kandidat nga Partia Socialiste.

Sipas Ramës qeveria aktuale nuk ka vullnetin e duhur për të vendosur interesat e Shqipërisë mbi ato të palëve duke ripërsëritur thirrjen për krerët e forcave politike për të vijuar dialogun lidhur me statusin kandidat dhe zgjedhjen e presidentit.

Statusi kandidat e kërkon dialogun Ne kemi komunikuar dhe do të komunikojmë me partitë e tjera. Kemi hapur komunikim me LSI-në, PDIU-në dhe do të synojmë të komunikojmë edhe me PD dhe PR e natyrisht me PBDNJDuam një president që të luajë rol në marrjen e provimit të rëndësishëm të Shqipërisë në Bruksel. Duam një president të paanshëm për zgjedhjet e ardhshme. Duam një president që të mos jetë noter i cilës do parti- tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›