E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti, autobusi i linjës Tiranë-Athinë bllokohet në Janinë

JANINE - Një autobus udhëtarësh, i linjës Tiranë-Athinë, ka mbetur për disa orë i bllokuar në Janinë, ditën e sotme.

Shkak është bërë një defekt i rëndë në këtë mjet, çka ka detyruar udhëtarët, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të qëndrojnë për orë të tëra në këtë zonë, në pritje të riparimit të defektit.

Kjo situatë ka vazhduar deri në orët e pasdites, kur kompania e udhëtimit ka dërguar një tjetër autobus për t’i transportuar udhëtarët drejt Athinës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›