E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, Rama: Çështja e dëmshpërblimeve po i zvarrit prej 22 vitesh

POGRADEC - Partia Socialiste vijoi anëtarësimet e në Pogradec dhe Korçë, ku 520 të rinj morën kartën e anëtarësisë nga vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti e vuri theksin në ndryshimin mes Partisë Socialiste dhe qeverisë sa i takon qëndrimeve dhe veprimeve konkrete ndaj ish të përndjekurve politikë. Rama e konsideroi procedurën e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit si një tallje që po i bëhet kësaj kategorie. Sipas tij, çështja e dëmshpërblimeve po i zvarrit ish të përndjekurit prej 22 vitesh.

“Propozojnë një dëmshpërblim për ata mbi 85 vjeç e lart domethënë një tallje me gjithë të tjerët. Ne themi pavarësisht se nëse të përndjekurit votojnë apo nuk votojnë për në, është një çështje drejtësie sociale në këtë vend që ata të dëmshpërblehen dhe dhe dëmshpërblimi duhet t’u jepet burrave mbi 75 vjeç dhe grave mbi 70 vjeç sepse nuk kanë më kohë për të pritur. Përgjigja vjen menjëherë, ç’punë keni ju me ata, s’jeni ju që duhet të flisni për ata, ndërkohë përgjigjia jonë është e thjeshtë dhe e qartë. Puna juaj që jeni në qeveri nuk është të merreni me ne, se çfarë themi ne, por është të merreni me ata që ato që thoni të jenë vepra dhe jo fjalë qe i marrin zvarrë prej 22 vjetësh dhe po i çojnë në varr të pa dëmshpërblyer as moralisht dhe as financiarisht.”- u shpreh Rama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›