E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, motori del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari

TIRANE - Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të riu, u regjistrua pasditen e sotme në periferi të Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, kur motori me të cilin udhëtonte 30- vjeçari Edi Fishta, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një ure. Për pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën në vendngjarje.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›