E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK qëllon Berishën me vezë në Romë. Nuk arrestohet askush!

Një grup mbështetësish të Aleancës KuqeZi në Romë ka qëlluar sot me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës dhe ai fillimisht ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë në kufinj të frikshëm dhe është larguar nga vendi. Një baner i madh ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.

Berisha pritet të takohet sot me kryeministrin grek Samaras, me të cilën do të diskutojnë çështjen e kufirit ujor me Greqinë.

Policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Një javë më parë kur Berisha u qëllua me miell në Tiranë, u ndaluan tre vetë dhe u pushuan 20 policë nga puna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›