Një derrkuc noton për të shpëtuar një kec (VIDEO)
Një video e postuar në YouTube tregon një derrkuc, duke notuar me shpejtësi për të shpëtuar një kec, që mesa dukej kishte ngecur në një pellg, pasi këmbët ia kishte zënë një gur.
Videoja është postuar nga një vizitor i një kopshti zoologjik në SHBA, ndërkohë që derri mund të cilësohet një hero i vërtetë.