AK, qeverisë: Respekto vendimin e Kushtetueses
FIER- Aleanca Kuq e Zi në vazhdim të Maratonës Kuq e Zi është ndalur sot në qytetin e Fierit, nga ku i ka bërër thirrje edhe njëherë qeverisë shqiptare që të tërhiqet nga regjistrimi entik dhe fetar dhe të respektojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuesja hoqi fjalën kombësi nga ligji për Gjendjen Civile.
AK-ja i ka kërkuar qëverisë shqiptare që të punojë mbi prioritet e Shqipërisë dhe jo ato të Greqisë, duke shtuar se, qeveria duhet gjithashtu që të punojë mbi 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim kanë marrë pjesë qindra mbështetës të Aleancës Kuq e Zi dhe shumë intelektualë të qytetit.