E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenocidi, Kosor: Stërheqim padinë ndaj Serbisë

Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë padinë për gjenocid, të cilën ky vend e ka ngritur kundër Serbisë, ka thënë kryeministrja kroate Jadranka Kosor.

Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë, ka thënë Kosor.

Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.

Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e fitores dhe falënderimet e atdheut, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit të Stuhisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›