Erdogan në fund të muajit në Maqedoni
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në fund të muajit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup.
Burime pranë qeverisë maqedonase bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se vizita e kryeministrit turk do të ndodhë mes datave 27 dhe 30 shtator, por gjithçka nuk është përfundimtare dhe hollësi mbi vizitën do të jepen në fillim të kësaj jave.
Pjesë e delegacionit qeveritar nga Ankaraja do të jenë edhe ministra të kabinetit dhe biznesmenë turq, ndërsa në axhendë janë paraparë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sfera të ndryshme, me theks të veçantë atë ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak.
Vizita e kryeministrit turk ishte paralajmëruar që në muajin mars, mirëpo prioritetet e Erdogan kanë bërë që ajo mos të realizohet sipas parashikimeve të planifikuara të autoriteteve të Shkupit. / INA