AK shpall platformën për pronat: Shteti ka humbur kontrollin mbi territorin
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi shpalli sot platformën e saj për pronat, duke u prezantuar si e vetmja alernativë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Për këtë qëllim, Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një tryezë, në prani edhe të përfaqësuesve të ish pronarëve, të cilët ankohen se për 22 vjet janë mashtruar nga pushtetarët për kthimin e pronave që iu takojnë.
"22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave, ndërsa ligji 7501 ishte tradhti kombëtare", thanë krerët e Aleancës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se shteti ka humbur kontrollin mbi territorin dhe ka dështuar në fushën e ndarjes së pronave.
(er.nu/BalkanWeb)