PDIU: Peshkatarët bllokohen nga marinarët grekë, qeveria t’i ndihmojë
TIRANE - PDIU i kërkon qeverisë të ndihmojë peshkatarët e Sarandës, të cilët bllokohen nga marinarët grekë.
Sipas PDIU-së, policia kufitare greke përdor hartën e marrëveshjes së ujërave detarë, të rrëzuar nga Kushtetuesja, dhe penalizon peshkatarët duke mos i lejuar ata të peshkojnë në ujërat e thella të detit Jon.
Përmes një deklarate për mediat, PDIU kërkon fillimin e negociatave për zgjidhjen e përkohshme të shqetësimeve të këtyre peshkatarëve, si dhe ndalimin e kërkimit të naftës nga grekët, deri në një marrëveshje të re detare.
PDIU kërkon gjithashtu që Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami të informojë se çfarë linje kufiri njeh qeveria e Shqipërisë dhe nëse janë të drejta pretendimet e peshkatarëve, si ka ndërmend të reagojë ndaj këtyre cënimeve të sovranitetit territorial të Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb)