Berisha: Vdekshmëria foshnjore njëshifrore, arritje për Shqipërinë
TIRANË- Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se Shqipëria rendit në grupin e vendeve të zhvilluara përsa i përket vdekshmërisë foshnjore.
“Tregues për vdekshëmrinë foshnjore është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”, tha Berisha.
Për kryeministrin Berisha, ulja e vdekshmërisë foshnjore është rezultat i zhvillimit të gjithanshëm të vendit.
“Asgjë nuk shpreh më shumë se kjo renditje shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social, gërshetimin e këtij zhvillimi. Shqipëria për fatin e keq të saj ka pasur nivele afrikane të vdekshmërisë, ndërkohë sot ka një mortalitet infantil 1 shifror, kjo është arritje për vendin. Arritja është rezultat i zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit, por është gjithashtu dëshmi e një sistemi shëndetësor efikas”, u shpreh Berisha duke falënderuar bluzat e bardha për punën e tyre”, tha ai më tej.
Sipas kryeministrit është ulur edhe vdekshmëria totale e popullsisë. Ai deklaroi se shqiptarët janë më jetëgjatë nga të gjithë banorët e ish-vendeve të tjera komuniste.“Vdekshmëria totale për burrat dhe gratë është më e ulta se të gjitha vendet e tjera ish-komuniste”, tha ai.
Berisha nënvizoi më tej se “Shqipëria renditet në grupet e vendeve të zhvilluara edhe për treguesit e vaksinimit të fëmijëve. “Ne kemi nivelet më të larta në botë për vaksinimin e fëmijëve”, deklaroi ai.
SISTEMI SHENDETESOR
Kryeministri u ndal të theksojë se edhe sistemi shëndetësor në vend ka regjistruar arritje të mëdha. Sic tha ai “Shqipëria renditet e treta për sa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera”. “Qytetarët shqiptarë frekuentojnë më lirshëm sistemin e tyre shëndetësor. Është shumë e rëndësishme të ruajmë këtë tregues. Në vendin tonë nuk ka radhë për analiza, imazheri, pasi në vende të botës pritja shkon edhe në disa muaj”, sic tha Berisha.
Përvec zhvillimit, kryeministri Berisha e vuri theksin edhe tek lufta ndaj korrupsionit në shëndetësi. “Sektori publik duhet të garantojë shërbim të njëjtë për të gjithë qytetarët, pa diskriminim dhe pa ryshfete”.
Ai tha më tej se, “Në të gjitha spitalet e vendit do zbatohet telemjekësia”.
(ma.ar/BalkanWeb)