E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Gixhari e Kastro Zizo, bashkë në "Pharmakon"

TIRANE- Branko (Klevis Bega/Kastro Zizo), një djalë 25-vjeçar tiranas jeton në periferi të qytetit, në një zonë të re në ndërtim të vazhdueshëm. Në këtë territor në zhvillim, vija ndarëse mes qytetit dhe natyrës përreth është fluide dhe e lëvizshme; gjithnjë e më në ekspansion në koston e natyrës dhe kodrave të gjelbra të ullishtave që rrethojnë Tiranën. E vetmja gjë që i ngjall interes Brankos 25-vjeçar është një vajzë e re, simpatike dhe bionde, studentja dhe infermierja Sara (Olta Gixhari) që punon në spitalin e babait të tij. Farmacia ku Branko punon ndodhet në skajin e kësaj vije, pikërisht në kufirin mes qytetit dhe natyrës. 

Farmacia është në pronësi të babait të Brankos, Dr. Sokratit (Niko Kanxheri), një mjek me emër në qytet; ajo administrohet dhe kontrollohet prej tij, ashtu si dhe çdo gjë tjetër në jetën e të riut. Kjo farmaci është më tepër një fasadë për të mbuluar afera të dyshimta në biznesin e medikamenteve ku Dr. Sokrati është i përfshirë. Jeta e Brankos është e zbrazët dhe e vetmuar. Në mungesë të klientëve të rregullt, miqtë e vetëm të Brankos në periferi të Tiranës janë Sherifi (Vasil Goda), një roje pallatesh dhe Gjergji (Pano Aliu), një fëmijë i pastrehë që strehohet në të njëjtën zonë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›