E Diel, 1 Nëntor 2026

AK te ish-të përndjekurit, Spahiu: Kjo shtresë po njeh pushkatim të dytë

TIRANË- Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu kërkoi mbrojtje të shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Ai sot ndodhej në banesat e disa prej ish-të përndjekurve të cilët rrezikojnë të mbeten pa strehë, për shkak se nuk janë pronarë të banesave ku jetojnë prej 22 vitesh. 

Spahiu deklaroi se ky është një pushkatim i dytë për këtë shtresë.
“100 të përndjekur politikë jetojnë në mjerim. Kjo shtresë sot përballet me një pushkatim të ri, rrezikojnë që t’i nxjerrin edhe nga këto kasolle. Pas 22 vjetësh mashtrime, ky është një krim i radhës, vendi qeveriset nga një grup i vogël njerëzish që kanë mashtruar dhe po ndëshkojnë edhe njëherë shoqërinë shqiptare duke tradhtuar në radhë të parë shtresën e të përndjekurve politikë, me të cilën duhet të ndanin sot pushtetin”, tha ai

“Unë i lutem shumë Sali Berishës të mos më nxjerrë nga shtëpia se asgjë nuk kam përfituar”, tha njëri prej të përndjekurve.

Ndërsa një tjetër shtoi “Të sensibilizohen opinionet dhe jo të krijohet një rreth vicioz i mbyllur, që zëri jonë të mos dëgjohet”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›