Del nga shinat një vagon, bllokohet lëvizja e trenave
KRUJE - Del nga shinat një vagon i linjës Elbasan-Han i Hotit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, pranë fshatit Bubq në rrethin e Krujës, duke bllokuar lëvizjen e trenave të linjës Vorë-Shkodër.
Mësohet se treni ka kryer shkëputjen e vagonit, duke vijuar rrugën drej destinacionit, por askush nuk ka ndërhyrë për largimin e vagonit nga linja hekurudhore, e cila vijon të jetë e bllokuar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të amortizimit të trasesë së shinave.
(er.nu/BalkanWeb)