AK, tubim në Shkodër. Shoqërohet një aktivist
SHKODER- Aleanca Kuq e Zi ben me dije se policia ka shoqeruar nje nga aktivistet e saj gjate tubimit te zhvilluar ne Shkoder, në mbështetje të të drejtave themelore të njeriut.
Ajo akuzon policine se po pengon nje nga te drejtat e qytetareve per te tubuar. Gjate tubimit te zhvilluar, Aleanca Kuq e Zi e ka quajtur të drejtën e pronës si një nga më themeloret, duke kujtuar se informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor.
Sipas saj, Kushtetuta është mbi të gjitha dhe gjithcka duhet te behet ne zbatim dhe mbrojtje te saj.