E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, probleme në porte dhe akse rrugore

Foto Ilustruese

UPDATE- Moti i keq qe ka ‘mberthyer’ vendin ka shkaktuar probleme ne shume akse rrugore, komuna te thella qe i ka lene te izoluara dhe ka shkatuar probleme e vonesa te shumta ne portet e vendit, ne Durrës dhe Vlorë.

Nisur nga parashikimet e meteorologeve, per vijim te perkeqesimit te motit, ulje te temperaturave dhe shtim te ngricave, policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.

Deti me force te madhe, e shume i dallgezuar ka sjelle vonesa ne mberritjen e trageteve ne porte nga Italia.

Situata e djeshme

Në portin e Vlorës njoftohet se dy tragete të cilët duhet të niseshin drejt Italisë rreth orës 14:00 nuk janë nisur për shkak të detit të trazuar.

Mësohet se njëri prej trageteve ka njoftuar se nuk do të nisej, duke kthyer mbrapsht pasagjerët me njoftimin se nisja do të bëhet nesër në orën 9:00. Trageti tjetër njoftohet se është në pritje për tu nisur. Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dallgë të mëdha në det që shkojnë nga 4 deri në 6 ballë.

Në Durrës gjithashtu ka patur probleme me nisjen e trageteve te udhetareve në drejtim te Italise. Në det të hapur, mësohet se dallget shkojnë deri në 9 ballë.  Probleme me daljen në det kanë patur edhe anijet tregtare apo peshkarexhat.

***

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore në të gjithë territorin e vendit ka shkaktuar problemet e para, kryesisht në rrugë, ku në disa prej tyre nuk mund te kalohet as me zinxhirë.

Kështu, probleme janë raportuar në Qafën e LLogarasë ku nga reshjet e dendura të dëborës qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve është i pamundur.

Në Dibër janë shfaqur gjithashtu probleme, ku disa zona janë tashmë të bllokuara nga reshjet o orëve të fundit të dëborës. Ndër më problematiket janë, komuna Sllove e Kalaja e Dodës, si dhe fshatrat Selishtë dhe Qafë-Murrë.

Policia këshillon të gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në drejtim të zonave të prekura me dëborë, në juglindje dhe verilindje të vendit, duhet të pajisen patjetër me zinxhirë dhe duhet të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit të tyre. Probleme jane shfaqur edhe ne Kukes, Korçe dhe Puke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›