AK uron besimtarët myslimanë, akuza Berishës për mungesën e xhamisë

Aleanca Kuq e Zi ka përcjellë urimet për besimtaret myslimane për festën e Fiter Bajramit, duke shpresuar që ky Bajram të jetë kthesa vendimtare për çdo shqiptar për të rritur besimin tek Zoti.
“Urojmë myslimanët për këtë ditë të begatë, ditën që vjen pas durimit. Kjo ditë vjen passakrificës e privimittë besimtarëve nga uji e ushqimi vetëm për Zotin. Besimtarët myslimanë sfiduan vapën dhe vështirësitë gjatë Ramazanit. Besimtarët sot janë të gëzuar se u është shtuar dashuria dhe shpresa.Zoti pranoftë agjërimin dhe adhurimin e besimtarëve . Ky Bajram qoftë kthesa vendimtare për çdo shqiptar për të rriturbesimin tek Zoti”uroi kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Në ditën e Fiter Bajramit, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi nuk kanë hezituar të lëshojnë akuza në adresë të Kryeministrit Sali Berisha se ka bllokuar për 2 dekada ndërtimin e Xhamisë së Madhe te Tiranes, duke zbuluar në sheshin e Namazgjasë pllakën e vendosur nga kryeministri, Sali Berisha në vitin 1993 për nisjen e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe.
“Në vitin 1993 Berisha vendosi tullën e themelit të Xhamisë së re. Berisha mashtroi besimtarët, nuk lejoi ndërtimin e xhamisë për dy dekada. Berisha i la besimtarët myslimanë të falen rrugëve, 19 vjet vetëm një gur themeli”- tha Spahiu.
Xhamia e madhe e Tiranës pritet të ndërtohet tek zona e “Namazgjasë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni për ndërtimin e kësaj xhamie ka pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe, atje ku ndodhet toka e këtij komuniteti.