E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKEP Sot do te japim licencen 3G

TIRANE-Sot eshte afati i fundit kur te gjitha firmat e interesuara do te paraqesin prane autoritetit te komunikimeve elektronike dhe postare AKEP ofertat e tyre per licencen e vetme qe do te jepet per teknologjine 3G. Tavani i vendosur nga qeveria shqiptare eshte 12.5 milione euro por firmat e kompanive celulare ne Shqiperi e kane kundershtuar ate duke e konsideruar si shume te larte. Gjithe procedura do te zhvillohet sikurse e kemi parashikuar. Ne do te shikojme te gjitha ofertat qe do te na vijne. Do te shohim se kush do te jene interesuar per oferten tone - tha per Gazeten Shqiptare Pirro Xhixho kryetar i AKEP-se.
Procedura
Askush nuk e di nese firmat e kompanive celulare do te ofrojne ndonje cmim ne kete tender. Pjesa me e madhe e tyre i druhen ne fakt njera-tjetres. Rreth nje muaj me pare kur qeveria lancoi publikisht kete iniciative se bashku kompanite celulare e kundershtuan dhe deklaruan se nuk do te marrin pjese ne te gjithe kete nisme te qeverise shqiptare duke qene se cmimi dysheme i vendosur nga qeveria ishte shume i larte ne vleren e 12.5 milione eurove. Por zyrtaret e AKEP-se nuk jane te shqetesuar per nje procedure te tille.
Deri me tani ka pasur shume subjekte edhe nga telefonite celulare por edhe jashte tyre kane shprehur interesimin per tenderin madje kane bere pyetje te ndryshme edhe per sa i perket procedurave qe do te ndiqen. Ne shpresojme qe kjo iniciative kete radhe te mos deshtoje por nderkaq kemi vene re se qe nga konferenca e fundit e shtypit e kater kompanive celulare se bashku me njera-tjetren asnjera prej tyre nuk ka reaguar me pas - tha Xhixho dje per Gazeten Shqiptare.
Por nese kjo iniciative do te deshtoje cdo te ndodhe me kete procedure Sipas Xhixhos qeveria shpreson shume qe kjo procedure te mos deshtoje por duke mos parashikuar dot te gjitha detajet qe ne fillim nese do te kete nje fat te tille atehere ajo nuk do te zhvillohet. Nuk mund te them nese do te rishihen kriteret apo vlera sepse keto jane gjera qe do te shikohen pas gjithe kesaj procedure - tha dje Pirro Xhixho per Gazeten Shqiptare.
Cfare eshte
licenca 3G
3G eshte nje teknologji pa tela qe u mundeson klienteve te perfitojne internet te shpejte deri ne 8 Mb/s ne celularin e tyre e pervec kesaj edhe te gjithe kompjuteret qofshin ata desktop apo laptop kane mundesine te perfitojne nga keto shpejtesi te internetit pa marre parasysh se ku ndodhen dhe pa nevojen e kabllove.
Sot Shqiperia ka nje depertim te internetit me kabllo prej vetem 12 per qind dhe fatkeqesisht mban vendin e fundit ne Evrope dhe ne rajon ne lidhje me depertimin e internetit. Specialistet e IT-se dhe shoqatat perkatese e shohin teknologjine 3G si mundesine e vetme reale per Shqiperine qe te kape ritmin me zhvillimin e vendeve te tjera. E kur mbahet parasysh lancimi i projekteve te rendesishme nga qeveria si dixhitalizimi i shkollave ne Shqiperi e interneti on-line atehere patjeter qe duhet te gjenden zgjidhje ne menyre qe te gjithe te kene internet te shpejte dhe ate me kosto te perballueshme.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›