E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKK dhe EULEX-i, lansojnë spot për deklarimin e pasurisë

Agjencia kundër Korrupsionit dhe EULEX-i kanë lansuar spotin televiziv për deklarimin vjetor të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.

Këto deklarime duhet të dorëzohen gjatë periudhës 1 deri më 31 mars të këtij viti.

Spoti televiziv tregon se si zyrtarët mund të dorëzojnë deklaratat e tyre nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë kundër Korrupsionit: www.akk-ks.org.

Mos-deklarimi ose deklarimi i rremë i pasurive paraqet një vepër penale që ndëshkohet me burgim deri në pesë vjet.

Spoti televiziv do të transmetohet në RTK dhe mund të shikohet përmes internetit në:

Në gjuhën shqipe:

Në gjuhën serbe: />  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›