E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sopata për mal e jo për shkollë

INPO dënon ashpër rrahjen dhe dhunën e manifestuar nga nxënësit në shkollën e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

INPO ka shfaqur shqetësimin rreth gjendjes aktuale të sigurisë nëpër shkollat e mesme të Prishtinës. Incidenti i fundit i cili ka ndodhur në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë është një argument shtesë së ka humbur komunikimit i mirëfilltë në mes të institucioneve arsimore dhe nxënësve.

Në këtë përleshje janë përdorur armë të ftohta që në disa raste kanë rezultuar edhe me fatalitet me jetë. Një sëpatë dhe dy thika janë konfiskuar nga policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. Për fat të keq dy nxënës gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.

“Duke rikujtuar se edhe gjatë viteve të kaluar ka pasur probleme të tilla në shkollat e mesme të Prishtinës (rasti i fundit vrasja në gjimnazin “Sami Frashëri”) dhe ende po vazhdohet me probleme të tilla. Sjelljet devijonte të nxënësve dhe huliganeve që bredhin rreth shkollave, janë duke u shtuar dita ditës nëpër shkollat e kryeqytetit. Dhe rastet e dhunës janë në rritje”, thuhet në komunikatë

INPO përmes reagimit ka kërkuar mekanizma për parandalimin e akteve të dhunës dhe të këtë bashkëpunim më të madh me Policinë e Kosovës, sepse shkolla është një vend i edukimit dhe i arsimimit dhe duhet te jetë një ambient i qetë dhe i sigurt e jo një ambient i dhunës dhe frikës.

“INPO i benë thirrje Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, drejtorëve të shkollave si dhe këshillit të prindërve, që me urgjencë të mblidhen dhe marrin masat e duhura për parandalimin e kësaj dukurie negative që po ndodh në shkollën ekonomike të Prishtinës”, thuhet më tej në komunikatë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›